Loading…

Ku ndodhej Arbana Xhara para sulmit brutal ndaj saj (Foto)

  • 13/05/2017 | 08:55

Ku ndodhej Arbana Xhara para sulmit brutal ndaj saj (Foto)

Anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, ish gazetarja Arbana Xharra, mbrëmë pas mesnate është rrahur brutalisht nga persona të panjohur, në parkingun e banesës së saj.


Xharra pas trajtimit që ka marrë në QKUK, është liruar për në shtëpi, dhe gjendja e saj shëndetësore, raportohet të jetë stabile, shkruan gazetametro.net.

Para rastit në fjalë Xharra ndodhej në Tiranë në një intervistë televizive, dhe po kthehej në banesën e saj.

Komunikimi i saj i fundit para sulmit përmes rrjetit social Facebook, Xharra e kishte bërë derisa ndodhej në emisionin Oktapod të Turijan Hyskajt.

Ajo kishte postuar dy fotografi. Të parën me gazetarin Hyskaj, e më pas një foto vetëm të saj, duke thënë në momentin kur është shkrepur kjo foto, ajo ishte pyetur për Lëvizjen Vetëvendosje, aktivistët e së cilës parti kohëve të fundit, sidomos pas aderimit të saj në PDK ishin shumë kritik ndaj saj, me sulme dhe fyrje, përmes komenteve, kryesisht në rrjetet sociale. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë