Loading…

Ku po shkon Shqipëria ime

  • Nga

  • SILVANA BEGAJ

  • 07/12/2019 | 18:40

Ku po shkon Shqipëria ime

Qeshu Rini! Bota është e jotja! Pasiguri! Tmerr! Skandal! Ekonomi e keqe! Papunësi! Burg! Vrasje! Drogë! Vjedhje! Armë! Protesta! Vip-at! Bosat! Jeta e tyre e luksit, ora të shtrenjta në dorë, pushimet luksoze…


Shkruan: Silvana Begaj

Me këto po buçasin perditë televizionet tona. Si e rritur këto ndikojnë në gjendjen time emocionale, shpirtërore dhe mendore. Po tek fëmijët? Adoleshentët dhe ata para pak adoleshencës, që janë përdorues aktiv të rrjeteve sociale dhe që e reflektojnë në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë ndikimin e ekzistencës së këtyre lajmeve. Pothuajse çdo ditë shikojmë video dhune nëper shkolla, rrugë, lokale etj. Video të cilat publikohen dhe bëhen virale në rrjetet sociale, bëhen lajm nëper portale, shpërndahen në mënyrë masive dhe janë ndër më të klikuarat. Video të cilat pëlqehen ose gjykohen.

Po, po video të tilla pëlqehen. Dhunuesi bëhet idhull dhe i dhunuari përbuzet. Video të tilla më nervozojnë dhe më prishin diten. Fjalori i përdorur nga një moshë e tillë më bën pesimiste. Unë nuk dua që fëmijët e mi të rriten në një shoqëri ku duhet të jenë ose dhunuesi ose i dhunuari. Dhe këto janë thjesht video rastësore. Kush e di sa e sa raste të tilla ka të papublikuara.

Brezi i ri, e ardhmja e vendit! Brezi që ne presim emancipim dhe ndryshime pozitive.

Ku po shkon Shqipëria ime? E ardhmja jote ku po të çon? Pyes veten ku po të çon kjo rini? Por pastaj pyes përseri veten, Ku po e çojmë këtë rini? A nuk është normale sjellja e tyre, reagimi i tyre? A nuk po i mësojmë këtë gjë ne kësaj rinie? Nuk janë pjesë e një dite normale këto veprime?

Ti ose je humbësi ose i forti! Zgjidh! Këto dy zgjedhje të kemi lënë rini!

Por me çfarë do ushqehen portalet? Si do rriten klikimet? Media është influencuesja më e madhe në zgjedhjet e modeleve që të rinjtë dëshirojnë. Reflektoni!

Ku janë psikologët? Pse nuk ngrenë alarmin dhe të flasin me të madhe. Ata e dinë më mirë se kushdo që fëmijët kanë aftesi të jashtëzakonshme të imitojnë sesa të dëgjojnë e mësojnë. Dhe çfarë po bëjmë? Çfarë shembujsh po i japim të imitojnë? Dikë që ka armë, makinë të shtrenjtë, orë të shtrenjtë. Që nuk e dime se kur vete në punë se është gjatë gjithë kohës në pushime luksoze?

Pse nuk lartesohen ata që bëjnë vepra të mira? Ata që janë një shembull i një shoqërie pozitive? Pse nuk ju ofrojmë të rinjve mundësi të zbulojnë pasionet e tyre, talentet e tyre? Mundësira argëtimi të arritshme për të gjitha nivelet ekonomike, por vetëm për të pasurit? Vetëm të pasurit kanë pasione vallë?

Të dashur prindër! E nesërmja është gjithmonë e pastër! Nuk ka gabime në të akoma.

Të fillojmë të ndërtojmë këtë të nesërme me vendosmëri për të ardhmen e brezave pa dhunë, pa agresivitet, pa negativitet. Migjeni thotë: Qeshu Rini! Bota është e jotja!

(Autorja është opinioniste dhe lektore në Universitetin Suedez)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë