Kombëtarja e Kosovës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian 2024, transmeton Gazeta Metro.
Përzgjedhësi Alain Giresse për dy ndeshjet e para kualifikuese kundër Izraelit dhe Andorrës, ka ftuar 26 lojtarë.
”Tani është koha që lojtarët tanë dardanë formën e mirë që po e kalojnë në klubet e tyre ta bartin në ekipin kombëtar dhe të krijojnë një sinergji të fortë për të arritur suksesin historik,” thuhet në njoftimin e FFK’së.
Stërvitja e parë zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, të hënën, në orën 15:00, derisa paraprakisht përzgjedhësi Giresse në orën 11:00, në “Emerald”, do të paraqitet në konferencë para gazetarëve.
Ndeshjen e parë në kuadër të kësaj fushate kualifikuese Dardanët e zhvillojnë më 25 mars në Tel-Aviv, derisa ndeshjen e dytë më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /gazetametro.net