Loading…

Kuçi: Dialogu do të jetë kompromis i ri dhe punë e rëndë për Kosovën

  • 20/10/2019 | 10:03

Kuçi: Dialogu do të jetë kompromis i ri dhe punë e rëndë për Kosovën

Kandidati për deputet dhe nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi, është rikthyer në ekran, për të folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ai ka thënë se dialogu do të jetë një punë e rëndë por edhe nëse nuk shkohet në të duhet të analizohen pasojat, transmeton Gazeta Metro.


Sipas tij dialogu do të jetë një punë e rëndë por edhe nëse nuk shkohet në të duhet të analizohen pasojat.

Kuçi ka thënë se dialogu do të jetë një kompromis i ri.

“Është i pasinqertë ai që thotë se do të shkojmë në dialog dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis, por edhe ai që thotë se duhet bërë marrëveshje gjithsesi është i pasinqertë. Duhet ta shohim balancimin”, ka thënë Kuçi në emisionin ‘Personale’.

Nënkryetari i PDK’së ka thënë se në këtë temë duhet një konsensus nacional që minimumi të merr 2/3 e votave në Kuvend.

“Është e vështirë që të bëhet marrëveshje pa PDK-në. As ne nuk do ta bënim pa të tjerët. As nuk e kemi bërë. Ne do ta mbështesim nëse është proces i mbarë, por besojmë se përgjegjësinë kryesore do ta kenë ata që udhëheqin qeverinë”, deklaroi Kuçi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë