Loading…

Kuçi: Faleni sabahun, por kokën ka Brukseli (Video)

  • 04/04/2017 | 23:43

Kuçi: Faleni sabahun, por kokën ka Brukseli (Video)

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka folur për ndikimin e religjionit te qytetarët e vendit dhe teksa ka elaboruar ndikimin e fesë dhe nacionalizmit tek kosovarët ka dhënë një mesazh interesant.


Ai ka shprehur opinionin e tij, duke treguar nëse ka rrezik që vendi të preket nga fryma religjioze radikale.

Kuçi në emisionin “Komiteti”, ka treguar se cili duhet jetë orientimi i qytetarëve edhe përkundër besimit të tyre dhe si duhet përshtatur religjionin dhe bindjet properëndimore.

“Duhet me ju thënë: qu në mëngjes fale sabahun me kokë ka Kibla dhe dil në konferencë për shtyp me kokë ka Brukseli”, ka thënë Kuçi duke iu referuar krerëve fetar në Kosovë, transmeton Express.

Ai ka thënë se religjioni në Kosovë dhe tek shqiptarët ka ardhur si zëvendësim i nacionalizmit dhe kjo për të është e kuptueshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë