Loading…

Kuçi i reagon ministrit serb: Mos i thuaj ‘Mitrovica e Jugut’

  • 04/05/2017 | 10:47

Kuçi i reagon ministrit serb: Mos i thuaj ‘Mitrovica e Jugut’

Në mbledhjen e qeverisë, Hajredin Kuçi, i ka thënë ministrit të ri serb, Ivan Todosijeviq, që nuk ka nevojë ta përdor termin Mitrovica e Jugut, kur flet për Mitrovicën.


Kuçi i tha Todosijeviqit se është krejt në rregull që kur flet për veriun e këtij qyteti ta quajë atë Mitrovica Veriore.

Me Planin e Ahtisaarit të bërë pjesë e Kushtetutës së Kosovës Mitrovica përbëhet nga dy komuna-Mitrovica e Jugut dhe Mitrovica e Veriut.

Hajredin Kuçi foli për emrin e Mitrovicës kur në mbledhjen e qeverisë u diskutua rreth mandatit të Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga universiteti në Mitrovicën Veriore.

Ministri i Arsimit Arsim Bajrami duke raportuar për punën e këtij komisioni, kërkoi që atij t’i vazhdohet mandati. Qeveria pas kësaj kërkese, miratoi vazhdimin e mandatit të komisionit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë