Loading…

Kuçi kërkon që qeveria të arrijë konsensus me opozitën për dialogun me Serbinë

  • 27/06/2022 | 23:18

Kuçi kërkon që qeveria të arrijë konsensus me opozitën për dialogun me Serbinë

Kosova duhet ta ketë një platformë për dialogun me Serbinë, ka deklaruar, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. Ai thotë se dialogu duhet të ketë koncenzues të brendshëm politik e po ashtu edhe një unitet të jashtëm mes SHBA-së dhe BE-së.


Ai thotë se dialogu duhet të ketë koncenzues të brendshëm politik e po ashtu edhe një unitet të jashtëm mes SHBA-së dhe BE-së.

“Unë mendoj që dialogu tani duhet t’i ketë tri gjëra kryesore: e para mendoj që duhet të krijohet një koncenzus në Kosovë. Kur them koncenzus e kam parasysh koncenzusin qoftë ai që ka të bëjë politik-nacionale që do ta admiroja që të jenë të gjitha subjektet politike, por edhe pjesa tjetër, shoqëria civile, mediat, bota akademike dhe të tjerët me një platformë që do ta kishim që qartë se çka dëshirojmë në këtë rastin e dialogut… Në çështjen e dialogut duhet t’i bëjmë limitet. Pra në platformën e qartë, ku ajo platformë duhet të miratohet nga organet legjitime, unë mendoj që aty duhet ta kemi një koncenzus të ta quaj i dyti kushtetues që nënkupton dy të tretat e numrit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Kuçi.

Tutje ai tha se duhet të ketë koncenzus edhe në raportin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Bashkimin  Evropian.

“Po ashtu duhet ta kemi një koncenzus ndërkombëtar për raportin SHBA – Unioni Evropian, kjo pasi që asnjë zgjidhje në Evropë nuk është bërë sidomos 30 vitet e fundit pa ndërhyrjen apo ndikimin pozitiv të SHBA-ve dhe njëkohësisht pa pëlqimin e Unionit Evropian”, deklaroi Kuçi në Tëvë1.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë