Loading…

Kuçi pas gjestit të ulët të Vitisë, ia përmend vdekjet nga virusi: Nuk do të qeshte edhe nëse do të kishte vetëm një mëkat

  • 04/11/2021 | 22:47

Kuçi pas gjestit të ulët të Vitisë, ia përmend vdekjet nga virusi: Nuk do të qeshte edhe nëse do të kishte vetëm një mëkat

Aktivistja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thënë se kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, në një botë normale nuk do të dilte nga shtëpia.


Kjo sepse, sipas saj, Arben Vitia ka mëkat si ish-ministër i Shëndetësisë. Kuçi tha paaftësia e Vitisë në menaxhimin e pandemisë solli vdekjen e shumë njerëzve.

“Në një botë normale Arben Vitia nuk do të dilte nga shtëpia. Nuk do të qeshte edhe nëse do të kishte vetëm një mëkat, atë të njerëzve të shumtë që humben jetën për shkak te dështimit të tij, paaftësisë së tij me menaxhimin e pandemisë”, është shprehur Kuçi.

Në një video të bërë virale së fundmi, Arben Vitia filloi të qeshë me ironi pasi filloi të tallej me kundërkandidatin e tij, Përparim Ramën.

Ky i fundit u kundërpërgjigj duke thënë të bëhet serioz dhe të garojnë me plan-projekte.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]zetametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë