Loading…

Kufijtë e Kosovës sipas Ahtisaarit

  • 05/03/2017 | 08:32

Kufijtë e Kosovës sipas Ahtisaarit

Qeveria e Kosovës ka përgënjeshtruar dokumentet që vetë i ka nxjerrë me rastin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi.


“Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (2013-2018)”, dokument ky i qasshëm në faqen zyrtare të Qeverisë, ia atribuon Kosovës një tjetër pikë kufitare me Malin e Zi, nga ajo që është caktuar tani nga dy komisionet shtetërore.

Sipas kësaj strategjie, pikë e kalimit kufitar të trafikut rrugor në mes të Republikës së Kosovës me Republikën e Malit të Zi, është Kulla. Por me marrëveshjen e demarkacionit, kufiri ka zbritur nga Kulla në Savino Vodë dhe nga Çakorri në Kuqishtë.

Udhërrëfyes për punën e komisioneve është thënë që ka qenë Pakoja e Ahtisaarit mbi bazën e së cilës Kosova ka shpallur Pavarësinë. Por ekspertët e pavarur pretendojnë se Qeveria ka “keqinterpretuar” dokumentin e Ahtisaarit, për ta arsyetuar veten se Kosova nuk ka humbur territor, shkruan Koha Ditore.

Në kapitullin e Strategjisë së Qeverisë për ngritjen e standardeve të Policisë Kufitare flitet për ndërtimin e pikave të përbashkëta me shtetet fqinje, duke përfshirë edhe Malin e Zi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë