Teknologjia dita ditës po e sfidon qytetërimin me zbulime të reja, të cilat po i hyjnë në punë jashtëzakonisht shumë njerëzimit. Në fakt, këto zbulime vetëm sa e kanë lehtësuar punën tonë në shumë aspekte.
Muzika sot është pothuasje “shoqëruesi me kufje” i çdo personi përgjatë rrugës në shkollë, fakultet, punë apo diku tjetër, dhe për zgjedhjen e këngëve sa më të përshtatshme me disponimin tuaj janë duke u krijuar një lloj kufje të veçanta.
Kompania japoneze “Neurowear” ka njoftuar këtë muaj se është duke krijuar një palë kufje që e zgjedhin muzikën vetë, me anë të një sensori të quajtur electroencephalography (sensor i cili mund t’i lexojë valët e trurit), transmeton gazetametro.net.
Kufjet e përçojnë atë që ky sensor e lexon dhe e zgjedh muzikën tuaj në iPhone app, dhe i përshtatet disponimit tuaj. Pra, ju tash nuk do ta keni shumë problem zgjedhjen e muzikës, sepse kompania “Neurowear”, është duke menduar për ju në këtë aspekt./gazetametro.net
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=TGlUNL7z990