Grafiku i paraqitur e ilustron mësë miri pse Apple humbi shumë. 40% e të anketuarve nga Consumer Technology Association, thanë se kufjet janë dhurata teknologjike më e kërkuar këtë vit duke i vendosur përpara një telefoni.
Javën e kaluar mbërritën kufjet wireless të shumtëpritura të Apple të cilat ishin subjekt i vonesave të vazhdueshme të daljes në shitje për shkak të problemeve teknike saqë u vu në dyshim një debutim i mundshëm në 2016-tën.
Por humbja më e madhe e Apple ishte mungesa e pjesëmarrjes së kufjeve wireless në “sezonin e pushimeve të fundvitit” ku mbarë bota drejtohet dyqaneve për të blerë një dhuratë për njerëzit e dashur.
Ndryshe kufjet 159 dollarëshe mund të blihen tanimë dhe online. Airpods shkaktuan shumë debate te fansat e Apple, kur nuk dolën në treg në të njëjtën kohë me iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus në Shtator.Kufjet me wireless janë tanimë të disponueshme në më shumë se 100 shtete në SHBA, Britani e Madhe,Kanada, Australi dhe Japoni. Ato kanë dalë në shitje në Kinë, Hong Kong, Francë, Gjermani, Indi, Meksikë, Holandë dhe UAE./Gazetametro.net