Një grua e moshuar ishte mbytur pastaj gëlltitur nga një piton i gjatë 6.7 metra në Indonezi. Ajo ishte zhdukur të dielën në plantacionit pasi kishte dalë për të mbledhur kauçuk, transmeton Gazeta Metro.
Policia i ka thënë CNN Indonezia që kërkimi për gruan e zhdukur nisi pasi viktima nuk ishte kthyer nga mbledhja e kauçukut në një plantacion në provincën Jambi të dielën.
Bashkëshorti i saj kishte kërkuar rrotull por kishte gjetur vetëm sandalet, xhaketën, shaminë dhe briskun e gruas së tij të pafat ka njoftuar shefi i policisë së rajonit Herafa.
Burri i saj ishte kthyer të nesërmen me një grup për të vazhduar kërkimin dhe kishin rastisur në gjarprin përbindësh me mesin e fryrë, pasi kishte ngrënë diçka të madhe, ka konfirmuar policia.
Në xhirimin tronditës të publikuar nga CNN Indonezia shihet si vullnetarët e shfrytëzojnë një degë druri për ta ngulur në vend derisa tjerët i bien mbi zonën e fryrë.
Fshatarët pastaj vazhdojnë ta copëtojnë dhe ta prenë me kujdes, ku edhe zbuluan atë që thanë se zyrtarët njoftuan se ishte kufoma e gruas së zhdukur.
Sipas të gjitha gjasave pitoni kishte kafshuar viktimën para se të mbështillte veten përreth saj duke e ngulfatur para se ta gëlltiste, që ishte përllogaritur të ketë zgjatur së paku dy orë.
Ky gjarpër përbindësh nuk është as rekordi i pitonëve të vërejtur në këtë fshat, më parë ishte parë një i gjatë 8.2 metra. Ai piton ishte arratisur duke i lënë të shqetësuar banorët lokal./gazetametro.net