Loading…

Kujdes: Asnjëherë mos i lani dhëmbët pasi hani

  • 05/06/2020 | 18:24

Kujdes: Asnjëherë mos i lani dhëmbët pasi hani

Bardhësia e dhëmbëve është dhe dëshira e secilit nga ne. Shpesh ne gabojmë dhe procesin e larjes së dhëmbëve e bëjmë menjëherë pas ngrënies apo pasi kemi pirë diçka.


Por askush nuk e kishte menduar se kjo është një mënyrë shumë e dëmshme për dhëmbët tuaj.

Sipas një studimi të bërë së fundmi thuhet se duhet t’i lani dhëmbët të paktën 30 minuta pasi kemi konsumuar diçka.

Veçanërisht kërkohet t’i kushtohet vëmendje kur ju keni konsumuar ushqim që ka përmbajtje të lartë acidi. Ushqimet acidike, agrumet, pijet energjike dhe domatet mund të zbusin smaltin e dhëmbëve.

Duhet që gjithmonë të kemi parasysh se larja e dhëmbëve në këtë fazë mund të përshpejtojë efektin e acideve mbi smaltin tuaj dhe të dëmtojë shtresën nën të.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë