Loading…
Kujdes: Ky aplikacion në telefonin tuaj i lejon të tjerët t’ju përgjojnë
  • 03/02/2019 | 19:31

Kujdes: Ky aplikacion në telefonin tuaj i lejon të tjerët t’ju përgjojnë

Apple ka pranuar një gabim në aplikacionin “FaceTime”, që ju lejon të dëgjoni shkurtimisht bisedat e personit të thirrur edhe nëse ai nuk përgjigjet, transmeton Gazeta Metro. 


Në disa raste, iPhone i marrësit dërgon video të shkurtra pa njohurinë e pronarit.

Gjiganti i teknologjisë ka njoftuar se ka zgjidhur problemin dhe se korrigjimi do të jetë online gjatë javës. Një postim në mediet sociale tregoi për efikasitetin e FaceTime, shërbimin audio dhe video chat të Apple. Një gazetar testoi efikasitetin dhe gjeti se audio dëgjohej, ndërsa video shfaqej para se marrësi t’i përgjigjej thirrjes.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë problem dhe do të zgjidhet këtë javë”, tha një zëdhënës i Apple.

‘’Grupi FaceTime është përkohësisht i padisponueshëm’’, theksoi kompania që hodhi në qarkullim aplikacionin FaceTime më 30 tetor./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë