Loading…

Kujdes nga këto produkte, përbëjnë rrezik për shëndetin

  • 17/04/2018 | 15:45

Kujdes nga këto produkte, përbëjnë rrezik për shëndetin

Produket që po qarkullojnë nëpër tregjet europiane mund të jenë të rrezikshme, janë 42 produkte që përbëjnë rrezik për shëndetin e konsumatorëve, e të cilat mund të gjinden edhe ne Ballkanin Perëndimorë, me saktësisht në Shqipëri dhe Kosovë.


Sipas Rapid Alert System for dangerous non-food products (RAPEX) në faqen zyrtare të Komisionit Europian, është publikuar një listë me emra dhe foto të këtyre produkteve, shkruan gazetametro.

Gjithnjë sipas këti raporti, nga të gjitha njoftimet për produktet e pasigurta për vitin 2017, 53 për qind e tyre janë prodhuar nga Kina dhe Hong Kongu, ndërsa 26 për qind janë prodhim i vendeve të BE-së.

Këtu po ashtu bëhet e ditur se 29 për qind të produkteve të pasigurta kanë mundësinë të shkaktojnë lëndime, dhe 22 për qind e tyre reaksione kimike.

Duke i ndarë me grupe, mësohet se 29 për qind të produkteve të rrezikshme e përbëjnë lodrat, 20 për qind mjetet motorike dhe 12 për qind produktet e tekstilit.

Më poshtë fotot e lodrave dhe sendeve të tjera të rrezikshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë