Çdo vajzë ka dëshirë të duket atraktive. Për fat të mirë nuk duhet të blini produkte kozmetike shumë të shtrenjta për të arritur një pamje atraktive. Janë disa mënyra efektive që mund t’i përdorni në shtëpitë tuaja:
1. Merrni një enë dhe mbusheni me ujë të vakët, vendosni 3 lugë kripë dhe lëreni të tretet pak. Pas 5 minutave pastroni fytyrën me këtë masë me anë të një peshqiri në mënyrë që të arrini lëkurë të vezulluar dhe të pastër.
2. Bëni që buzët tuaja të duken më të plota duke i pastruar me një brushë të dhëmbëve dhe vaj kokosi apo thjeshtë me një balsam për buzë.
3. Përdorni vajin e ullirit për shkëlqim të lëkurës. Bëni masazhë fytyrës suaj me vaj të ullirit për rreth 7 minuta, pastaj pastroni lëkurën me ujë të vakët. Bëni këtë proces për rreth 4 ditë dhe do të shihni rezultat mahnitës.
4. Mjalti ndihmon në mos acarimin e lëkurës si dhe në pastrimin e akneve. Lyeni fytyrën me mjaltë dhe mbajeni për rreth 15 minuta pastaj pastroni fytyrën me ujë të vakët, ky proces ndihmon në zhdukjen e akneve.
5. Pikat e syve kundër skuqjes ndihmojnë në largimin e puqërrave në lëkurë.
6. Soda e bukës ndihmon në largimin e qimeve që rriten ndër lëkurë. Përzieni një lugë sodë buke me ujë dhe lyeni pjesët ku keni qime të rritura ndër lëkurë dhe lëni të thahet për 5 minuta pastaj pastroni me ujë.
7. Lyeni qerpikët me vaj të kokosit për rritjen e tyre. Krejt çka ju duhet ëshë vaji i kokosit dhe që 1 javë të mos përdorni grim por vetëm me vaj të kokosit t’i lyeni qerpikët.