Loading…
Kujt i thotë ‘Lëre të dashurën se jam mërzitur’ Era Istrefi
  • 12/02/2019 | 12:45

Kujt i thotë ‘Lëre të dashurën se jam mërzitur’ Era Istrefi

Këngëtarja e hitit ‘Bon Bon’ Era istrefi, ka kohë që është zhvendosur përtej oqeanit Atlantik, në SHBA ku po zhvillon karrierën e saj si këngëtare, transmeton Gazeta Metro.


Teksa punon për këngët e saj, ajo ndan momente ku din të na befasojë me dukjen tejet seksi, e konvertuar në një biondinë ajo është bërë nostalgjike..

Era ditën djeshme ka postuar një foto me një mesazh në diçiturë, që duket se i drejtohet një djali.

“Lëre të dashurën tënde, se jam e mërzitur”, shkruan Era, duke lënë të kuptohet se ia ndjen nevojën dikujt që nuk e ka pranë.

E sigurisht që nuk mund të mungonin provokimet e Dj me famë botërore, Diplo. Fillimisht e ka ngacmuar për pipëzat plastike që Era po përdorte për pijen e saj, dhe këngëtarja shqiptare nuk ka qëndruar duarkryq por i ka kthyer përgjigje menjëherë:

“Duhet të ndalosh së përdoruri pipëza plastike”, i shkruan ai ndërsa Era ia kthen: “Çfarë të keqe kanë pipëzat plastike? Nuk dua të prish buzëkuqin”.

Më pas Diplo e ka propozuar në sy të të gjithëve, duke i thënë se do të dicorcohet për të.

“Do të jap divorcin për ty”.

Era nuk i ka kthyer përgjigje këtij komenti, por fansat e saj nuk e kanë pritur mirë aspak. Disa prej tyre i kujtojnë Diplo-s së është i moshuar për këngëtaren dhe baba, mirëpo ai nuk është i martuar kështu që me siguro do vazhdojë të flirtojë me Erën.

Mos të harrojmë pa përmendur faktin që fansat para disa muajsh ishin të bindur që Diplo është i dashuri i Era Istrefit dhe të gjitha këto aludime nisën pasi ata shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe “ngacmoheshin” në Instagram./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë