Loading…

Kujtim Fejzulahi erdhi në Kosovë shpesh viteve të fundit: Zbulohet se financonte një hoxhë këtu

  • 08/11/2020 | 23:03

Kujtim Fejzulahi erdhi në Kosovë shpesh viteve të fundit: Zbulohet se financonte një hoxhë këtu

Pas sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë, ishte konfirmuar se Kujtim Fejzullahu ishte njëri nga personat që mori pjesë në këtë sulm. Ai ishte me prejardhje nga  Çellopeku i Tetovës dhe ishte 20 vjeçar.


Prejardhjen e tij e kishte konfirmuar edhe Ministri i Brendshëm në Austri, Karl Nehammer, i cili ka thënë se sulmuesi i vrarë në Vjenë është një 20-vjeçar me shtetësi të dyfishtë, të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mësohet se Kujtimi kishte lëvizur viteve të fundit në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut dhe ka pasur marrëdhënie të fuqishme me radikalistët në Bosnjë dhe Serbi.

Përmes një bisede të siguruar nga InDoks mes dy personave që kanë pasur lidhje me Kujtimin, mësohet se ky i fundit ka qenë grumbullues i mjeteve financiare tek qytetarët muslimanë në Austri për t’i ndihmuar aktivitetet radikale në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

“A po e sheh nuk po ndalen qafirat”.

“Një vëlla në Austri sonte nuk e di çka u bë me të”.

“Po i joni a”?

“ I Maqedonisë  ai që i dërgojke paratë më ja dhënë hoxhës”.

Deri tash dihet pak për lidhjet terroristit Kujtim Fejzullahu. Dhe, nëse i njëjti ka pasur edhe lidhje me ekstremisë në Kosovë. InDoks ka siguruar informacione që kishte kontakt me së paku një person në Kosovë, e që i njëjti i kishte kërkuar Fejzullahut që ta lidhte me një familjar të tij në ISIS i cili ishte në burg duke vuajtur dënimin. Këto informacione, që janë edhe biseda me ekstremistë të tjerë që njiheshin me të e përshkruajnë Fejzullahun si ai djali që “na jepte para për të ia dërguar hoxhës”, por pa e zbuluar se cilit imam.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë