Deputetët e VV’së ishin pajisur me nga një flamur para se të vinin në Kuvend. Në seancë ata u panë me flamuj kuq e zi përpara.
Por, pak kohë më pas edhe Kujtim Shala e kishte një të tillë përpara, ndonëse ai nuk u pa të vinte në Kuvend me të. Në fakt, ai ua mori deputetëve të VV’së, shkruan gazetametro.net.
E arsye për marrjen e këtij flamuri është se Shala ka dashur ta ketë një kujtim nga kjo seancë, e që i ka të gjitha premisat të mbetet prej seancave më të pazakonshme.
Më poshtë mund të shihni Kujtim Shalën me flamur përpara, siç jemi mësuar t’i shohim vetëm deputetët e VV’së./gazetametro.net.