Kujtim Shala i LDK’së ka thënë se Vetëvendosje nuk ka pushtet dhe se atë mund ta fitojë veç me LDK’në.
‘’VV’së nuk i kemi kërkuar asgjë, sepse s’ka pushtet. Është i pari, por se ka shumicën dhe atë shumicë do ta ndërtojë me ne. Nuk mund të merret si cështje pushtetesh.
Nëse do që të ketë pushtet, do ta ketë bashkë me ne’’, ka thënë Shala në Blic Intervieë.
‘’Ne do të jemi partner pas koalicionit. Këtë duhet ta kuptojë VV. Bashkëpunimi jonë duhet të normohet, pasi të bëhet kjo ne jemi partnerë’.