Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është stolisur me medalje të artë në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.
Ajo në finale mposhti rivalen e saj nga Kroacia Ana Viktorija.
Për suksesin e Krasniqi u shpreh shumë i lumtur trajneri i saj Driton Kuka i cili ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”.
“Medalja e artë për Kosovën! Disi shkëlqeu sot në Lojëra Mesdhetare në Algjeri. Ishte dominante në çdo aspekt. Pas pak lufton edhe Flaka për medalje të bronztë! Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka.