Loading…

Kuka: Viti 2021 vit që i ofroi shumë Kosovës dhe popullit shqiptar në sport

  • 31/12/2021 | 11:51

Kuka: Viti 2021 vit që i ofroi shumë Kosovës dhe popullit shqiptar në sport

Viti 2021 do të jetë ndër vitet më historike të Kosovës në sport.


Më saktësisht, sporti i xhudos ishte ai që shkëlqeu më së shumti këtë vit, ku edhe e ngirit flamurin e Kosovës në podiumet më të larta botërore.

Po ashtu, Kosovës këtë vit iu shtuan edhe dy medalje të tjera të arta Olimpike, ku në Lojërat Olimpike Tokio 2020 triumfuan xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Me mbyllje të këtij viti reagoi edhe trajneri i dy të artave Olimpike Driton Kuka, i cili tha që ky vit ishte viti që i ofroi shumë Kosovës dhe popullit shqiptar në sport.

“Aq shumë ky vit i dha Kosovës dhe popullit Shqiptar në Sport! Sporti i xhudos sivjet nxorri: Dy medalje të Arta Olimpike. Kosova vendi me më pak se 2 milionë banorë sivjet i dha Botes: Xhudisten dhe trenerin më të mirë në Botë!”, shkroi Kuka në “Facebook”. KP

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë