Loading…

Kukan për Kosovën: As mos prisni raport pozitiv

  • 16/04/2018 | 11:08

Kukan për Kosovën: As mos prisni raport pozitiv

Anëtari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe kryetar shumëvjeçar i Komitetit për Bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukanit, ka deklaruar se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk duhet të presin raporte pozitive nga Komisioni Evropian këtë vit.


Sipas tij, sundimi i ligjit dhe ekonomitë e këtyre dy vendeve janë ende para një pikëpyetje të madhe, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është në stanjacion, me shkallëzime dhe tensione të herëpashershme në të dyja palët.

Komisioni Evropian beson se reformat në Kosovë janë ngadalësuar për shkak të proceseve zgjedhore të vitit të fundit.

Në prag të publikimit të Raportit të Progresit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Brukseli bëri të ditur se mbështetja dhe fokusi i Bashkimit Evropian për procesin e zgjerimit nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në vlerësimin e gjendjes së demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, ekonomisë dhe përputhshmërisë me standardet e BE-së në secilin nga gjashtë shtetet e rajonit.

Sipas burimeve të afërta me Komisionin Evropian, Shqipëria dhe Maqedonia do të marrin rekomandime për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Në fillim të këtij viti, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se nëse Shqipëria vazhdon në këtë mënyrë rrugën e reformave, Komisioni do t’i japë një rekomandim për të nisur negociatat e anëtarësimit brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2018 dhe kjo, me sa duket, do të ndodhë.

Deutsche Welle ka mësuar nga burime diplomatike në Bruksel se zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian kanë zhvilluar bisedime me shtetet anëtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën menjëherë pas miratimit të raporteve të Komisionit Evropian.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë