Loading…

‘Kuku lele’, Vucic me drama pas urdhërarrestin për Putin: Shkoi bota, vetëm ne mos të na përfshijnë

  • 17/03/2023 | 20:11

‘Kuku lele’, Vucic me drama pas urdhërarrestin për Putin: Shkoi bota, vetëm ne mos të na përfshijnë

Presidenti serb Vucic e pa si eskalim të madh urdhërarrestin për presidentin rus Vladimir Putin sot që u lëshua nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.


“Kjo komplikon shumë gjëra” tha presidenti serb Aleksandar Vucic dhe që ‘duhet që të shmangim shumëçka që mund të na bie kokës” u ankua ai.

Ai tha poashtu se “frikësohet se po shkojmë në drejtim të konfliktit më të madh që ka ekzistuar ndonjëherë”. Vucic me dramën e zakonshme shtoi edhe një lutje. “A ka ndonjë që e ndal gjithë këtë çmenduri, kushdo në botë, a e kupton dikush se me çfarë pasojash do të përballemi”.

Ai tha se nuk dëshiron të merret me teori komploti derisa theksoi se kjo ndodhi pak para vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Moskë, e shtoi se ai ka vetëm një brengë “si ta shpëtojmë veten dhe paqen tonë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë