I plotësuar:
Mbi një kulm të një shtëpie në rrugën “Ibrahim Luftiu” në Prishtinë është hasur një kukull në formë njeriu, e cila pas kontrollit të policisë rezultoi të ishte vetëm një kukull e mbushur me letër dhe e mbëshjellur me ngjitës.
Policia kishte rrethuar vendin e ngjarjes pasi që infomata për një mjet shperthyes nga polica ishte marrë rreth orës 11:00.
“Pas ekzaminimit të mjetit (kukull e mbështjellur me ngjitës), kanë konstatuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë mjet shpërthyes”, thuhet në njoftimin nga Policia.
Mbi një kulm në rrugën “Ibrahim Luftiu” në Pirshtinë është hasur një kukull në formë njeriu.
Policia ka rrethuar vendin, dhe nuk po guxon të afrohet te objekti.
Zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës Florije Ahmeti i ka thënë gazetametro.net, se objekti është i dyshimt dhe policia nuk po guxon t’i afrohet.
Dyshohet se kukulla mund të ketë edhe ndonjë mjet plasës. /gazetametro.net