Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se për vitin 2017 do të ketë një buxhet rreth 33 milion euro.
“Krahasuar me vitin e kaluar, ku buxheti i ministrisë ishte rreth 20 milion, këtë vit, ka një rritje të buxhetit përreth 60%”.
Shumica e këtyre mjeteve do të shfrytëzohen për infrastrukturë.
“Pjesa më e madhe e këtij buxheti është e planifikuar për shpenzimet kapitale. Vendin kryesor e zënë investimet në infrastrukturë rreth 21 milionë, ndërkaq 7 milionë euro janë planifikuar për subvencione”.
“Sportit i është ndarë pjesa thelbësore e buxhetit, përreth 17 milionë euro, të kategorizuara për programet buxhetore Sportet e gjëra dhe Arritjet sportive. Ndërsa për fushën e Kulturës janë ndarë rreth tetë milionë euro, për programet: Përkrahja institucionale për kulturë; Përkrahja e kulturës dhe Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Fusha e Trashëgimisë Kulturore për 2017-tën ka një buxhet prej rreth pesë milionë euro për kategoritë: Ruajtja, Mbrojta e Trashëgimisë Kulturore dhe Prezantimet dhe kërkimet për trashëgimi. Rinia ka një buxhet prej rreth dy milionë euro për programet: Mbrojtja dhe integrimi i rinisë; Zhvillimi dhe përkrahja e rinisë dhe Zhvillimi i Politikave Integruese. Pjesa e mbetur e buxhetit, pak mbi një milion euro janë për Shërbimet e Administratës”. /gazetametro.net