Loading…

Kumbulla: I lumtur për kualifikimin edhe golin e parë të sezonit

  • 21/01/2022 | 11:01

Kumbulla: I lumtur për kualifikimin edhe golin e parë të sezonit

Marash Kumbulla e ka marrë besimin e Jose Mourinhos dhe i njejti ka shënuar golë në ndeshjen Roma vs Lecce.


Ai ka reaguar me një postim në Instagram, duke shkruar: “Në çerekfinale. I lumtur për fitoren dhe golin e parë të sezonit. Shkojmë Roma”.

Kumbulla foli pas sfides edhe për Sport Mediaset ku ka thënë se është i lumtur me golin që ka shënuar.

“E nisëm ndeshjen jo mirë, por më pas u përpoqëm të rrisim ritmin. Jam i kënaqur me golin. Në pjesën e dytë luajtëm me një tjetër ritëm dhe ia dolëm të fitojmë ndeshjen”.

Kumbulla ka thënë se po mundohet të korr punën që ka bërë ndër muaj.

“Tani po mundohem të korr frytet e punës së bërë muajt e fundit, dhe po ai dal mirë”.

Në fund foli edhe për rivalin e ardhshëm në Kupë që është Interi ku ka thënë se fusha kërkon një qëndrim më aktiv.

“Sigurisht që duhet ta nisim ndeshjen ndaj tyre në një mënyrë tjetër, me një qëndrim me aktiv në fushë. Le të mendojmë për ndeshjen e së dielës kundër Empolit ka kohë për takimin e Kupës”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë