Loading…

Kumbulla te Lazio: Tare zbulon gjithçka

  • 01/07/2020 | 08:00

Kumbulla te Lazio: Tare zbulon gjithçka

Igli Tare konfirmon interesimin e Lazios për Marash Kumbullën.


Drejtori sportiv i bardhekaltërve foli për Sky Sport para ndeshjes ndaj Torinos ku përveç se theksoi se në drejtim të klubit nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare për mesfushorin serb Sergej Milinkovic-Savic, nënvizoi se ka pasur një takim mes tij dhe drejtuesve të Veronas për të folur për Marash Kumbullan por ende marrëveshja nuk është arritur.

“Futbollisti në fjalë na intereson, kjo është arsyeja pse u takuam me drejtuesit e Hellas Verona. Është një profil që mund të jetë i rëndësishëm për vitet e ardhme. Gjithsesi ka ende bisedime që duhen bërë. Ne ishim të sigurt që nuk do ta mbyllnim dot të enjten”, shprehet Igli Tare.

Sipas mediave italiane për mbrojtësin e talentuar të kombëtares shqiptare, presidenti i Lazios Lotito ka vendosur në pjatë 20 milionë euro plus kartonat e dy futbollistëve të rinj dhe bisedimet me Hellas Veronën janë në një fazë të avancuar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë