Loading…

Kundër iniciativës së Veselit për rastin Dehari

  • 03/12/2016 | 10:03

Kundër iniciativës së Veselit për rastin Dehari

Lëvizja Vetëvendosje do që seanca e jashtëzakonshme për Astrit Deharin të mbahet sipas thirrjes së shoqërisë civile përmes peticionit e jo nga iniciativa e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ndërsa, partitë e tjera opozitare do ta mbështesin një seancë të tillë, pavarësisht nga kush thirret, ani pse e shohin të pavend iniciativën e kreut të Kuvendit kur ekzistojnë nënshkrimet e qytetarëve.

Në mesin e këtij muaji grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të iniciojë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth vdekjes së Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit, më 5 nëntor.

Derisa Vetëvendosja kërkoi futjen në rend dite të seancës së jashtëzakonshme, kreu i legjislativit Kadri Veseli hodhi në votim kërkesën e subjektit opozitar, e cila mori vetëm 26 vota që nuk mjaftuan për debat.

Kryeparlamentari Veseli bëri me dije se një seancë të jashtëzakonshme do ta kërkojë grupi parlamentar i partisë së tij.

“Më 14 dhjetor grupi parlamentar i PDK-së do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme për rastin ‘Dehari’, në mënyrë që të dihet e vërteta, cilado qoftë ajo”, ka theksuar kreu i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë