Loading…
Kundërefekti Agim Bahtiri: Aktivistë të VV kalojnë në PDK
  • 25/08/2019 | 15:02

Kundërefekti Agim Bahtiri: Aktivistë të VV kalojnë në PDK

Dhjetëra aktivistë të Vetëvendosjes nga nëndega e Vetëvendosjes në Kçiq të Madh të Mitrovicës, kanë aderuar të dielën në PDK. Ata janë pritur nga kryetari i Degës së PDK’së në Mitrovicë Bedri Hamza, transmeton Gazeta Metro.


Nëpërmjet një statusi në Facebook, dega e PDK’së në Mitrovicë ka bërë të ditur se shumë qytetarë në vazhdimësi po i bashkohen PDK’së në mbështetje të kreut të saj Kadri Veseli për kryeministër.

“Partisë Demokratike në Mitrovicë sot i janë bashkuar anëtarë të kryesisë dhe kuvendit të Vetëvendosjes nga fshati Kçiq i Madh! Në zyrat e selisë në Mitrovicë, kryetari i degës së PDK-së, Bedri Hamza, ju uroj mirëseardhje dhe i falënderoj për besimin duke ju shpërndarë edhe librezat e anëtarësisë. Anëtarët e rinj shprehën respektin dhe besimin maksimal për kryetarin Hamza, dhe u zotuan se do të punojnë maksimalisht për ta mbështetur kryeministrin, Kadri Veseli!”, thuhet në postimin e Degës së PDK’së në Mitrovicë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë