Loading…

Kundërkandidati i Djukanovic premton anulimin e njohjes së Kosovës: I përgjigjet Milo

  • 01/04/2018 | 11:41

Kundërkandidati i Djukanovic premton anulimin e njohjes së Kosovës: I përgjigjet Milo

Milo Djukanovic është kandidati favorit për t’u zgjedhur president i Malit të Zi në zgjedhjet presidenciale që mbahen më 15 prill.


Për kundërkandidat do të ketë Marko Milacic nga opozita që njihet për qëndrime pro serbe. Ky ndër të tjera ka premtuar anulimin e vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Gazetametro.net

Në një tubim të mbajtur të shtunën, Djukanovic i ka quajtur të rrezikshme qëndrimet e kundërshtarit të tij.

“Të anulojnë vendimet që i kemi marrë, vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, që është çështje e rëndësishme për stabilitetin e regjionit”, ka deklaruar Djukanovic.

“Të anulojnë vendimin për rrugëtimin tonë drejt EU’së, të anulojnë sanksionet kundër Rusisë, dhe është e qartë se dëshirojnë të vejnë në pikëpyetje edhe vendimin për pavarësinë. Ata janë të gatshëm që për një grusht dollarë të shesin Malin e Zi”, ka deklaruar Djukanvovic.

Milo Djukanovic njihet si njeri që e dërgoi Malin e Zi drejt pavarësimit nga unioni shtetëror me Serbinë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë