CFR Cluj ka shënuar fitore shumë të rëndësishme sonte përballë Petrolul me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 12’të të Superligës së Rumanisë, transmeton Gazeta Metro.
Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën e 91’të nga mbrojtësi i krahut të djathtë, Christian Manea.
Gjatë gjithë takimit ishte CFR Cluj më dominuese dhe kërkuese në fushë për të gjetur golin e fitores.
Me këtë triumf vendasit arrin në kuotën e 21 pikëve dhe radhiten në pozitën e katërt, ku kanë tre pikë më pak se kreu i tabelës Farul Constanta.
Në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Conference League mes Ballkanit dhe CFR Cluj rezultati përfundimtar kishte qenë 1-1.
Në grupin G kampioni në fuqi i Kosovës dhe klubi rumun kanë vetëm nga një pikë dhe ndajnë vendin e tretë e të katërt. /gazetametro.net