Loading…

Kundërshtari i pavarësisë së Kosovës, president i ardhshëm i Francës?

  • 25/11/2016 | 14:43

Kundërshtari i pavarësisë së Kosovës, president i ardhshëm i Francës?

François Fillon, kandidati në garën presidenciale me më së shumti gjasa për postin e presidentit në Francë, ish -kryeministër gjatë mandatit të Nicolas Sarkozyt, sipas medieve serbe, ka thënë “se pavarësia e Kosovës është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare”.

Sipas citimit të gazetës së Beogradit “Veçernje Novosti” , që e transmeton koha.net, kandidati i të djathtës franceze për president të vendit , François Fillon ka thënë:

“Natyrisht që nuk e përkrah pushtimin e Krimesë, ashtu si, fundja, mund të pyetemi edh rreth pavarësisë së Kosovës e cila është krejtësisht në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Fillon, në debatin me kundër kandidatin Alain Juppé ka thënë se, nëse fiton, e ka ndërmend t’i zbusë marrëdhëniet me Rusinë dhe se ënjtë kundër sanksioneve të BE-së ndaj Moskës për shkak të konfliktit me Ukrainën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë