Loading…

Kundërshtoi hyrjen e NATO’s në Kosovë: Anglezët ia kujtojnë politikanit pritjen madhështore që ua bënë kosovarët

  • 18/11/2019 | 23:15

Kundërshtoi hyrjen e NATO’s në Kosovë: Anglezët ia kujtojnë politikanit pritjen madhështore që ua bënë kosovarët

Politikani britanik dhe lider i Partisë Laburistë, Jeremy Corbyn, kishte kundërshtuar atë botë ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë përderisa po ndodhtë gjenocidi ndaj civilëve nga forcat serbe, e për këtë politikani Corbyn është kryqëzuar nga komentet e anglezëve pas mikpritjes që Kosova i është bërë lojtarëve dhe tifozëve anglez, transmeton Gazeta Metro.


Pas mikpritjes madhështore që Kosova i bëri tifozëve dhe lojtarëve anglez, si shenjë falënderimi ndaj anglezëve dhe britanikëve për atë që kanë bërë gjatë vitit 1999, është bërë lajm në të gjitha mediat botërore, e sidomos në ato angleze, ky falënderim ka bërë jehon të madhe.

Përveç mediave, ishin edhe tifozët dhe qytetarët anglez që bën mijëra komente pozitive dhe falënderuese për mikpritjen që kanë hasur në Kosovë, por ajo që ishte interesante, ishin komentet e atyre që ia kujtuan politikanit anglez Corbyn, se ndërhyrja e NATO’s ku Britania e Madhe luajti rol kyç në vendimmarrje për ndërhyrjen ushtarake në çlirimin e Kosovës ishte më se e qëlluar.

Anglezët ia kanë kujtuar Corbyn se ishte në anën e gabuar të historisë, duke ia treguar atë që ata kanë përjetuar gjatë ditëve që kanë kaluar në Kosovë, respektin dhe mikpritjen që kanë gjetur këtu, diçka që nuk kishin hasur më herët në ndonjë vend tjetër.

“Anglia u prit shumë ngrohtësisht sot në Kosovë, duke kujtuar rolin tonë në çlirimin e tyre në 1999. Nëse do t’i lihej Corbyn, shumë në stadium nuk do të ishin si pasoj e spastrimit etnik, dhe vetë Kosova kurrë nuk do të ekzistonte”, ishte një nga cicërimat në twitter që ka marrë vëmendje të madhe dhe është përkrahur nga shumë  të tjerë.

Corbyn kundërshtoi ndërhyrjen e NATO’s në 1999 në Kosovë, gjithashtu në vitin 2004 kishte krijuar një peticion që thoshte se ndërhyrja ishte një mashtrim sepse gjenocidi nuk kishte ekzistuar në Kosovë.

Vlenë të theksohet se Kosova përmes një kampanjë i mirëpriti tifozët dhe lojtarët e kombëtares angleze në mënyrë të shkëlqyer.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” u duartrokitën vazhdimisht lojtarët, ndaj të cilëve në Bullgari e Mal të Zi ishin bërë thirrje raciste.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate tha se është mahnitur nga pritja e kosovarëve dhe se nuk ka përjetuar asnjëherë një pritje të tillë. Edhe futbollistët e Anglistë kanë falënderuar Kosovën për mënyrën se si i priti./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë