Loading…
Kuptimi i rrathëve të Audisë
  • 07/02/2019 | 09:14

Kuptimi i rrathëve të Audisë

Katër rrathët në logon e prodhuesit të këtij automobili, në të vërtetë përfaqësojnë 4 kompanitë të cilat në vitin 1932  ishin  pjesë e Konsorciumit të Auto-Unionit, domethënë, DKW, Horch, Wanderer dhe Audi, trasnmeton Gazeta Metro.


Audi është një kompani e cila merret me prodhimin, projektimin dhe ndërtimin e automobilave dhe motoçikletave. Kjo kompani ka shtrirje në të gjithë botën, me bazë në Ingolstadt të Gjermanisë.

Emrin Audi e mori nga zbuluesi, August Horch. “Horch” do të thotë të dëgjosh e që në gjuhën latine përkthehet “AUDI”. Audi bën pjesë në “German Big 3” prodhuesit e makinave luksoze, me BMW dhe Mercedes-Benz që kanë shitjen më të madhe të makinave luksoze në botë.

Vlen të theksohet se Audi është pjesë e kompanisë Volkswagen nga viti 1966 dhe që nga viti 2002 deri në 2003. Kompania kryesoi “Audi Brand Group”, një nëngrup i Volkswagen që ka në përberje Audi-n,Seat-in dhe Lamborghini që kryesisht janë të fokusuara në vlera sportive, performancat e të cilave ishin nën përgjegjësinë e kompanisë Audi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë