Loading…

Kuq e zi pranë flamurit të Serbisë

  • 28/11/2016 | 20:00

Kuq e zi pranë flamurit të Serbisë

Edhe pse në territor të Serbisë, komuna e Preshevës ka ngritur sot një flamur kuq e zi, për të shënuar kështu 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Flamuri ishte vendosur krahas flamurit të komunës së Preshevës dhe atij të Serbisë.

Siç transmeton KosovaPress, në këtë komunë ka pasur edhe aktivitete kulturo-artistike për të shënuar festën kombëtar shqiptare.

Ditë më parë, Gjykata serbe në Vranjë ka dënuar Partinë Demokratike (PD) në Bujanoc dhe kryetarin e saj, Nagip Arifi për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në Bujanoc për festën e 28 Nëntorit.

komuna-e-presheves

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë