Matteo Stucchi është një kuzhinier i ëmbëlsirave nga Monza në Itali, i cili përgaditë ëmbëlsirat në mënyra shumë të veçanta dhe shumë të shijshme.
Stucchi paraqet figura e makina të ndryshme në to saqë pamja e tyre vështirë kuptohet se janë për t’u ngrënë apo janë makina reale, transmeton gazetametro.net
“Pamja e një ëmbëlsire është po aq e rëndësishme sa shija e saj” thotë kuzhinieri italian Matteo Stucchi.
Minierat, makinat e ndryshme për punë, kamionët, veturat janë disa nga ato që i improvizon Stucchi, dhe ajo që ka rëndësi tek ai është durimi i tij për ta improvizuar një minierë në ëmbëlsirë.