Loading…

“Kur dështon keq”: Dhëndri godit aksidentalisht nusen, derisa po bënte një vallëzim para saj

  • 26/11/2020 | 13:12

“Kur dështon keq”: Dhëndri godit aksidentalisht nusen, derisa po bënte një vallëzim para saj

Ky është momenti kur një dhëndër godet aksidentalisht nusen e tij të bukur në fytyrë ndërsa “i jep asaj” një vallëzim.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, momenti i vështirë u kap nga kamera e nënës së nuses dhe u shpërnda në TikTok me emrin e përdoruesit GaudSquad.

Në videon, e cila u shpërnda javën e kaluar, dhëndri pa këmishë – lojtari profesionist i hokejit në akull Adam Gaudette – mund të shihet duke kërcyer para nuses së tij të ulur Micaela ndërsa të ftuarit e dasmës shikojnë dhe duartrokasin.

Por ndërsa ai vazhdon për të bërë një “rrotullim”, ai ngre këmbën për ta tundur mbi kokën e Micaela, por në vend të kësaj e godet atë drejt në fytyrë.

Turma reagon ndërsa dhëndri në siklet kontrollon shpejt nusen e tij nëse është në rregull – dhe çifti, me seli në Massachusetts të SHBA-së, ndajnë një puthje përpara se të qeshin.

Nusja e re Micaela ishte e shpejtë për të qetësuar ndjekësit e saj duke thënë se, edhe pse ajo kishte qarë pak, dita e dasmës nuk ishte “shkatërruar” plotësisht.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë