Skulptori Jasenko Xhorxheviç nga Bosnja dhe Hercegovina sjellë në majat e lapsit figurën e djalit nga Siria, i cili u gjend në bregdetin truk, pa jetë. Ngjarje kjo e cila ka prekur gjithë botën.
Xhorxheviç ka bërë në majën e lapsit kufomën e Ajlan Kurdit, fëmiju sirian që u gjet i vdekur në një bregdet në Turqi, nga rojat bregdetare. Ajlani i vogël ka qenë me nënën dhe motrën e tij në varkë kur ajo është përmbysur dhe më pas është gjetur vetëm kufoma e tij.
Ky skulptor boshnjak ka bërë edhe më herët punime të tilla në laps. Këtë punë ai e ka nisur para gjashtë viteve, dhe nga lapsi bënë figura të kafshëve, zogjëve, njerëzve etj. /gazetametro.net