Loading…

Kur do të dalë një ilaç për COVID-19?

  • 25/03/2020 | 17:31

Kur do të dalë një ilaç për COVID-19?

Çdo ditë arrijnë të dhëna të reja nga laboratorë shkencore që kanë shtuar punën për të zbuluar një vaksinë kundër korona virusit, derisa në SHBA e Kinë kanë nisur testet e para tek vullnetarët, zgjidhje po provojnë të gjinden edhe në Gjermani, Izrael, Kanada dhe Rusi, transmeton Gazeta Metro.


Bota është përfshirë në të ashtuquajturin “hulumtim solidar” për një terapi potenciale kundër korona virusit- që e ka nxitur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),  e deri tani 10 shtete kanë konfirmuar pjesëmarrjen në testimin e katër ilaçeve ekzistuese. Mes tyre edhe “Remdesivir”, ilaç eksperimental i zhvilluar gjatë epidemisë së Ebola dhe në të cilin tani ka më shumë shpresë.

Shërimi i parë me Remdesivir e njoftuan italianët, pasi pacienti (79 vjeç) e sëmura nga COVID-19 e trajtuar me këtë ilaç dhe dy herë ka rezultuar negativ me korona virusin e ri SARS-CoV-2.

Në të njëjtën kohë, zyrtarë kinezë pretendojnë se ilaçi japonez “favipiravir” i njohur edhe si Avigan, ka treguar efikasitet në mundjen e korona virusit të ri. Ky ilaç kundër gripit e ka prodhuar Toyama Chemicals, pronë e kompanisë japoneze Fujifilm, që përveç filmave dhe fotoaparateve ka kaluar edhe në prodhimin e produkteve farmakologjike.

Ekspertë shëndetësor dhe farmakologë megjithatë momentalisht janë skeptikë rreth çështjes së ndikimit të çdonjërit prej medikamenteve të përmendura atëherë kur do të dilnin në përdorim të gjerë.

“Duhet të jemi të sigurt se vaksina është absolutisht e sigurt. Do të na duhet së paku një vit. Do ta gjejmë vaksinën, por duhet të bëjmë atë që është e domosdoshme” tha drejtori ekzekutiv o Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Mike Ryan.

Si zgjidhje potenciale ditëve të fundit është përmendur edhe ilaçet kundër malaries.

Të gjitha ilaçet e përmendura realisht janë prodhuar për shërimin e sëmundjeve të tjera, e momentalisht janë 39 projekte të ditura se po punojnë në gjetjen e vaksinës kundër korona virusit tëri. Edhe pse zgjidhje konkrete ende nuk ka, në SHBA dhe Kinë tani më kanë nisur provat klinike në vullnetarë, derisa në Rusi po testohet për prototip të vaksinës në kafshë. Deri tek dalja e një vaksine , megjithatë, do të duhen së paku 12 muaj deri 18 muaj.

Këtë e konfirmoi Sigfrid Trom nga shoqata e kompanive hulumtuese farmaceutike në Gjermani, që tha se momentalisht shumë kompani dhe organizata shkencore anekënd botës duan të zhvillojnë një vaksinë kundër korona virusit SARS-CoV-2.

Shkencëtarët thonë se pasi jemi në mes të pandemisë dhe një gare mes kompanive farmaceutike, zhvillimi i vaksinës nuk do të zgjasë me vite, siç ndodhë rëndom./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë