Loading…

Kur do të kthehen nxënësit në shkollë? Vjen njoftimi i fundit nga Qeveria në detyrë

  • 26/03/2020 | 20:45

Kur do të kthehen nxënësit në shkollë? Vjen njoftimi i fundit nga Qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e rradhës ku u vendos që pezullimi i procesit mësimor të vazhdojë deri në një vendim tjetër, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një komunikate për media u bë e ditur se pezullimi i mësimit të vazhdojë në të gjitha nivelet akademike.

Gjithashtu, lirimi i njërit prind nga puna nuk ka ndryshuar. Kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë.

Njoftimi i plotë:

Me kërkesë të kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, është zhvilluar mbledhja korresponduese, mbledhja e 16, në të cilën është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për  ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 01/07 të datës 11.03.2020 për parandalimin e infeksionit Corona Virus COVID-19.
Në vendimin e miratuar sot nga Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës thuhet:

1. Ndryshohet dhe plotësohet Vendimi i Qeverisë nr.01/07 i datës 11.03.2020 për parandalimin e infeksionit Corona Virus COVID-19.

2. Ndryshohet nën paragrafi 1.1. i  paragrafit 1. të vendimit bazë, ashtu që ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në Institucionet Arsimore Publike dhe Private në të gjitha nivelet vazhdon deri në një vendim tjetër,  me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna ( kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë).

3. Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit nr. 01/07 të datës 11.03.2020./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë