Loading…

Kur do të merret vendimi për çmimin e rrymës?

  • 14/01/2022 | 21:39

Kur do të merret vendimi për çmimin e rrymës?

Përveç dy pikave të rendit të ditës, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, dha edhe një lajm tjetër gjatë mbledhjes së parë në vitin 2022 të mbajtur të premten.


Fejzullahu bëri të ditur se janë duke e shqyrtuar kërkesën e KEDS-it për rritjen e çmimit të rrymës prej 7 për qind.

“Ne ueb-faqen e ZRrE-së janë kërkesat e të licencuarve për shqyrtim të jashtëzakonshëm, aty ka një kërkesë për rritje të tarifave të energjisë elektrike”, tha ai.

Kjo çështje, sipas të parit të ZRrE-së, pas shqyrtimit do të jetë më transparente për 14 ditë.

Duke parë që kërkesa është e jashtëzakonshme vendimi për rritjen e çmimit të energjisë pritet të merret brenda 45 ditëve.

Ndërsa, dy pikat e tjera kishin të bëjnë me shqyrtimin e aplikacioneve për vetkonsum që kanë të bëjnë me instalimin e paneleve solare e parametrat herc për furnizim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë