Mes miliona viktimave hebrenj që u varnë me urdhër të diktatotit Adolf Hitler, ishte edhe albanologu Nobert Jokoli, për të cilin Fan Noli i kishte shkruar Hitlerit letër në vitin 1942 për t’i falur jetën, shkruan Gazeta Metro.
Shkrimtari i madh shqiptar Fan Noli, vendosi t’i shkruaj Adolf Hitlerit një lutje në emër të të gjithë shqiptarëve për të shpëtuar albanologun hebre, Norbert Jokli, i cili ishte arrestuar nga nazistët.
Nolin ë letër kishte shprehur shqetësimin e shqiptarëve për arrestimin e Jokolit, i cili ishte keq me shëndetin.
Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë letrën e Nolit, drejtuar diktatorit Hitler:
“Shqiptarët në vendin e tyre dhe jashtë shtetit janë të shqetësuar për shëndetin e keqësuar të profesorit në pension të Universitetit të Vjenës, dr. Norbert Jokl, autoritetit të gjallë më të madh në filologjinë shqiptare dhe pasusit më të shkëlqyer të një vargu të gjatë të studiuesve gjermanë, që kanë bërë një punë të paçmueshme pionieri për historinë, letërsinë dhe folklorin e Shqipërisë.
Në emër të gjithë shqiptarëve unë i bëj thirrje shkëlqesisë suaj për ta ndihmuar këtë studiues të madh albanolog në çfarëdo mënyre të përshtatshme në kushtet e tashme të vështira”, kishte shkruar Noli.
Edhe pas përpjekjet e shumta të autoriteteve shqiptare, Norbert Jokli u arrestua nga Gestapoja në 4 mars 1942 në banesën e tij në Vjenë. Ai vdiq për shkak të toruturave në kampet nazistë të vdekjes.
Norbert Jokli ishte albanolog austriak me prejardhje hebreje, një ndër themeluesit e albanologjisë. Ishte profesor në Universitetin e Vjenës. Një personalitet shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Në atë kohë Jokli ishte arrestuar nga forcat e Gestapos dhe ishte vendosur në kampet naziste të përqëndrimit./gazetametro.net