Loading…

Kur Haradinaj u kthye në Kosovë, pas ndalimit në Slloveni

  • 01/03/2017 | 20:45

Kur Haradinaj u kthye në Kosovë, pas ndalimit në Slloveni

Në 2015’ën, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ishte arrestuar edhe në Slloveni, arrestim ky i bazuar po në fletë arrestin e Interpolit, lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2006. Haradinaj, asokohe po udhëtonte tranzit drejt Kosovës, nga Gjermania dhe u ndalua në aeroportin e Lubjanës.


Ai u prit në aeroport me duartrokitje nga simpatizantë dhe mbështetës të tij të cilët kishin dalë qysh herët për ta pritur.

I ka takuar të gjithë me radhë dhe më pas i është drejtuar mediave për të thënë dy fjalë se çfarë i ndodhi, por edhe për të përcjellë dy mesazhe qeveritarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, se çfarë qëndrimi duhet të mbajnë në të tilla raste.

“Faleminderit që keni dalë kaq vonë, dhe faleminderit të gjithë qytetarëve dhe shqiptarëve që e kanë ndjek këtë situatë. E kaluam edhe këtë pengesë të padrejtë edhe ofenduese. Ishte një lojë e ndytë. Në Slloveni më kanë ndalu, më kanë penguar në qarkullim të mëtej me një urdhër-arrest të një krijese që s’egziston më; Serbi e Crna Gora i vitit 2004. Në rast se kjo është diçka në rregull ose e ligjshme atëherë unë nuk di pse njerëzit e respektojnë ligjin. Krijesa nuk ekziston më Serbi-Crna Gora, është viti 2004 kur është lëshuar ai fletarrest, pas 2004-ës kanë ndodh dy Haga-t, jam liruar. Pra është një lojë e ndytë, diçka e padrejtë. Kështu e kam cilësuar unë”, pati thënë Haradinaj i sapokthyer në Tiranë nga Sllovenia.

Ai pati deklaruar se më shumë se prej Sllovenisë është ndier i ofenduar nga deklaratat e bëra, prej kryeministrit Mustafa, presidentes Jahjaga, por edhe prej telefonatës së munguar të kryeministrit Rama, shkruan gazetametro.net.

Dhe në fund ai pati thënë se zgjodhi të vinte nga Tirana, sepse e kishte marrë malli për të, por për asnjë arsye tjetër, ndërsa i kujton Sllovenisë dhe të gjithë shteteve të tjera se duhet të mësohen në Ballkan me ekzistencën e 7 milionë shqiptarëve.

Kryetari i AAK-së u arrestua më 4 janar, zonën franceze të Aeroportitë të Bazelit,, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia në vitin 2005. Ai akuzohet për krime të kryera ndaj popullatës civile, gjatë luftës në Kosovë.

Haradinaj u lirua nga baraburgimi me kusht që të mos e braksisë terrirotin e Francës. Tani ai gjendet në Strasburg.

Gjykata e Apelit në qytetin francez, Colmar, nesër (e enjte) pritet ta marrë vendimin lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë