Loading…

Kur mund të tërhiqet 10 për qindëshi, flasin nga Trusti

  • 17/10/2020 | 20:13

Kur mund të tërhiqet 10 për qindëshi, flasin nga Trusti

Fondi Pensional i Kursimeve ka filluar përgatitjet për t’iu mundësuar kontributdhënësve që të bëjnë tërheqjen e 10-përqindëshit të kursimeve të tyre.


E për muajin se kur do të mund t’i tërheqin këto mjete qytetarët, kanë dhënë detaje nga Trusti.

Zëdhënësi i këtij institutucioni, Jeton Demi ka deklaruar se nëse Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike hyn në fuqi në nëntor, atëherë nga dhjetori qytetarët mund të bëjnë tërheqjen.

Demi ka treguar se rreth gjysma e kontributdhënësve mund të tërheqin nga 100 euro.

Ai ka shtuar se krahasuar me vitin e kaluar, janë rreth 6 mijë kontributdhënës më pak e po ashtu ka rënie në numrin e të punësuarve.

Deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.

Kjo i bie se vlera e përgjithshme që do të mundë të tërhiqej nga Fondi është rreth 200 milionë euro, mjete këto, që sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë konsideruar se do të stimulonin kërkesën agregate në treg.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën prej 385 milionë eurosh. Ky projektligj synon që përmes politikave fiskale dhe monetare, të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë