Loading…

Kur ngrihen aktakuzat e para nga Gjykata Speciale? Flet ministri i drejtësisë

  • 04/04/2018 | 22:04

Kur ngrihen aktakuzat e para nga Gjykata Speciale? Flet ministri i drejtësisë

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, ka folur për aktakuzat e Gjykatës Speciale.


Tahiri ka thënë gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejt në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se është në kontakt të vazhdueshëm me Gjykatën, dhe me kryetaren e saj.

Por, Tahiri ka thënë se ministria që e drejton nuk ka “kurrfarë informacione” për aktakuzat dhe se kur do të ngrihen aktakuzat e para.

“Mund të fillojnë kurdo”, është shprehur ai, duke thënë se Gjykata Speciale tashmë është e funksionalizuar.

Sipas Tahirit, kjo gjykatë është e padrejtë, dhe se për Kosovën do të jetë tronditje shkuarja e cilitdo qytetari për t’u gjykuar në Hagë.

Megjithatë, Tahiri ka thënë se Kosova do të pastrohet si shtet nga kjo gjykatë. Por, “nuk do të jetë proces i lehtë”, ka paralajmëruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë