Loading…

Kur pasioni për artin kthehet në profesion

  • Nga

  • 19/01/2017 | 11:55

Kur pasioni për artin kthehet në profesion

Ilirjana Luzha është një piktore nga Komuna e Kaçanikut e cila botën dhe rrethin e saj e paraqet me anë të ngjyrave.


Vizatimi për të ka qenë gjithmonë pasion, mirëpo tri vitet e fundit e ka pasuruar me më shumë profesionalizëm atë, në kursin për vizatim  të cilin e ndjek tash e tri vite në atelien “Alaudin Elezi” në Ferizaj.

15056426_847995078669864_4433663975760959178_nTeknika_Pastel ne leter Formati_42 X 78cm Viti_2016

Luzha është 20 vjeçare dhe është në përgatitjen e ekspozitë së saj të parë personale. Kjo ekspozitë do të ketë përafërisht 40 deri në 50 piktura të bëra nga Ilirjana.

” Arti është pasioni im. Përmes lapsit dhe ngjyrave e shoh dhe e jetoj jetën, prandaj për ta finzalizuar një pjesë të karrierës sime kam vendosur ta hap ekspozitën time të parë, me punime të miat personale”, tha ajo për Gazetën Metro.

14484911_825466477589391_4898679650786349693_nTeknika_Pastel Formati_A3 29,7 X 42cm Viti_2016

Ekspozita e Ilrijanës do të ketë motive nga jeta, mënyra e të kuptuarit të saj dhe natyra, por nuk do të mungojnë as portretet e figurave të njohura vendore e botërore.

13886992_794805363988836_3989581478587339970_nIlrijana Luzha pasionin e saj për pikturë do ta vazhdoj edhe më tej si profesion të saj, në Fakultetin e Arteve. Luzha thotë se pa përkrahjen e profesorit të atelies Alaudin Elezit dhe familjes nuk do të kishte këtë vullnet për të pikturuar, çdo gjë rreth saj. /gazetametro.net

14600916_842444269224945_3564973970532413446_n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë