Loading…

Kur Peci nervozohej me VV’në për gazin lotsjellës: Po ankohet edhe Angela Merkeli për këtë

  • 06/02/2021 | 11:35

Kur Peci nervozohej me VV’në për gazin lotsjellës: Po ankohet edhe Angela Merkeli për këtë

Këshilltari dhe shefi i stafit në Presidencë i Vjosa Osmanit, Faton Peci, dikur kishte kritikuar Vetëvendosjen (VV’në) për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, ndërsa tash Peci garon si deputet në listën e kësaj partie, shkruan Gazeta Metro. 


Faton Peci së bashku me Vjosa Osmanin kishin qenë pjesë e strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së), derisa më vonë të dy bashkë e lëshuan këtë parti duke dalë edhe kundër interesave e vendimeve të partisë.

Sot dyshja garon në zgjedhjet e 14 shkurtit, nën listën e VV’së, ku edhe Peci edhe Osmani një vit më parë dhe më herët, kishin kritika të ashpra për Albin Kurtin dhe partinë e tij.

Faton Peci në një bisedë të mëhershme në Interaktiv të KTV’së, kishte kritikuar Albin Kurtin për koktejn molotovi dhe gazin lotsjellës, duke thënë se një politikan i tillë nuk mund të jetë unifikues.

“Unë kam marrë pjesë në kancelarin gjermane të Angela Merkelit, në takimin me dy këshilltarët e saj ata kanë ngrit se shqetësimi kryesor për Kosovën është prezenca e gazit lotsjellës në Kuvend”, kishte thënë Peci.

Më poshtë keni deklaratën e tij. //gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë