Loading…
Kur Ronaldo i Brazilit vizitoi Kosovën |PAMJE
  • 12/06/2019 | 19:15

Kur Ronaldo i Brazilit vizitoi Kosovën |PAMJE

Futbollisti i njohur brazilian Ronaldo, kishte vizituar Kosovën  pas përfundimit të luftës më 1999. Ai kishte qenë në Gjakovë pas luftës dhe kishte dhënë donacion për shkollën “Mustafa Bakia”, shkruan Gazeta Metro.


Vizitia e tij ishte relizuar në fund të shtatorit në kuadër në organizatës  humanitare ‘Caritas’  – dega e Belgjikës. “Caritas” kishte organizuar udhëtimin e yllit të madh të futbollit, Luis Nazario de Lima Ronaldo, që ishte shumë i njohur dhe i adhuruar nga njerëzit në tërë botën.

Futbollisti brazilian, i cili në atë kohë luante për Interin, ka qenë ndër futbollistët e parë që kishte vizituar Kosovën pas luftës, derisa këtë rrugë e kishin ndjekur edhe disa lojtarë tjerë.

Ronaldo është njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, derisa është shumë i adhuruar edhe në Kosovë. Ka luajtur në skuadra të mëdha, si Barcelona, Inter, Real Madrid e Milan.

Ndiqeni videon më poshtë, për të parë vizitën e “Fenomenit brazilian” në Gjakovë.

./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
...
  • 25/08/2019 | 15:17
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë