Shpeshherë ankohemi se kemi trafik të mbingarkuar, rrugë të mbushura me makina dhe hapsirë të pamjaftueshme për të parkuar, transemton Gazeta Metro.
Por ka shtete që kanë probleme ende më të mëdha në këtë drejtim.
Kina së shpejti do të ketë makina më shumë se popullata e Shteteve të Bashkuara (SHBA). Numri i kinezëve që ngasin automjete është gati 300 milionë, sipas agjencisë së statistikave atje.
Deri në vitin 2011, rreth 174 milion shoferë të makinave janë regjistruar në Ministrinë e Sigurimit Publik në Kinë.
Ndërsa vetëm në vitin 2015, janë shitur afër 3 milion makina./gazetametro.net